AMALTHEA

Përpara se të përdorni këtë faqe interneti, ju lutemi të lexoni me kujdes termat dhe kushtet e përdorimit.

Ky dokument përbën një marrëveshje të lidhur midis Ekrem Av. Kryeziu B.I., e regjistruar pranë Agjencisë për Regjistrimin e Bizneseve të Kosovës, me numër unik identifikues 811585051, me seli në Prishtinë, Rruga Zagrebi, Nr.23 – Prishtinë, Kosovës [më tutje referuar si “Amalthea Shtepi Botuese”] dhe klientëve përkatës, e cila parashikon Kushtet e Përgjithshme të blerjes se librave online në rrugë elektronike të produkteve të Amalthea Shtepi Botuese nëpërmjet faqes së internetit www.amalthea-ks.com (në vijim referuar si “Kushtet e Përgjithshme”).

Duke kryer porosi dhe duke bërë blerje në rrugë elektronike nëpërmjet faqes së internetit www.amalthea-ks.com, Ju pranoni pa asnjë rezervë të gjitha Kushtet e Përgjithshme. Këto Kushte të Përgjithshme zbatohen për të gjitha shitjet nëpërmjet faqes së internetit të Amalthea Shtepi Botuese.

Në rast ndryshimi të Kushteve të Përgjithshme, ndryshimet përkatëse do të publikohen në këtë faqe interneti. Në rast ndryshimesh, ato nuk do të kenë fuqi prapavepruese. Për produkte apo oferta të veçanta që kanë kushte shtesë, do të publikohen me rastin e ofrimit të tyre në www.amalthea-ks.com.

Amalthea Shtepi Botuese mund të vendosë në çdo kohë të pezullojë, ndryshojë apo përfundojë ofrimin e produkteve nё rrugë elektronike për shkak të punimeve për mirëmbajtje, për të përditësuar ose përmirësuar faqen ose për çfarëdo arsye tjetër.

Shkelja e këtyre kushteve dhe shkelja e afateve i jep të drejte Amalthea Shtepi Botuese të ndërpresë një blerje në mënyrë elektronike, si dhe t’iu heqë akesesin në këtë faqe për këto arsye apo çfarëdo tjetër.

Procedura e kryerjes së blerjes/porosisë në rrugë elektronike.

Për të kryer blerje në rrugë elektronike, Klienti duhet të jetë mbi moshën 18 vjeç dhe me zotësi të plotë juridike për të vepruar.

Amalthea Shtepi Botuese nuk mban përgjegjësi për mosfunksionimin e faqes së internetit, që mund të vonojë ose të mos lejojë kryerjen e porosive në rrugë elektronike, për shkak të ngjarjeve përtej kontrollit të arsyeshëm të Amalthea Shtepi Botuese apo për shkak të punimeve të mirëmbajtjes të kryera në faqen e Amalthea Shtepi Botuese.

Produktet dhe Çmimi

Duke vizituar faqen www.amalthea-ks.com, Ju si klient do të informoheni në lidhje me karakteristikat kryesore të produkteve. Çdo informacion në lidhje me përshkrimin e produkteve, karakteristikat e tyre dhe çmimet do të shfaqet me specifika të detajuara në faqen e internetit. Megjithatë, Klientët kanë të drejtën të njihen me mënyrën e përdorimit apo çdo informacion tjetër që shoqëron produktet e dorëzuara ose të vendosur mbi produktin ose mbi ambalazhin e tij, të tilla si udhëzimet e përdorimit dhe përbërja e tyre.

Interneti ofron një përvojë të ndryshme blerje nga blerja në dyqan. Prandaj ju bëjmë me dije se fotografitë që shfaqen në faqen e internetit me qëllim ilustrimin e produkteve mund të mos shfaqin gjithmonë pamjen apo karakteristikat reale të produkteve si ngjyrat, përmasat apo format, të cilat mund të mos përputhen gjithmonë me përshkrimin (në tekst) të produktit përkatës.

Amalthea Shtepi Botuese nuk mban asnjë përgjegjësi në rast të ndonjë pasaktësie apo mospërputhje në ilustrimin e produktit.

Amalthea Shtepi Botuese nuk garanton disponueshmërinë e çdo produkti të publikuar në faqen e internetit. Disponueshmëria e produkteve i korrespondon disponueshmërisë në magazinë. Në rast mungese të disponueshmërisë së produktit, Amalthea Shtepi Botuese merr përsipër të informojë Klientin sa më shpejt në kontaktet që ai ka vendosur gjatë blerjes online.

Çmimet e përcaktura në faqen e internetit të Amalthea Shtepi Botuese janë çmimet neto me TVSH. Çmimet e përcaktura për produktet nuk përfshijnë kostot e dërgimit që janë në përgjegjësinë e Klientit që zgjedh dorëzimin e produkteve në adresën e përcaktuar prej tij.

Në rast gabimi në shkrim në lidhje me çmimet e një apo disa produkteve, Amalthea Shtepi Botuese do t’ia njoftojë gabimin Klientit. Klienti është i lirë të zgjedhë për vazhdimin e transaksionit deri në fund apo ndërprerjen e tij.

Konfirmimi i Porosisë dhe Kostos së Transportit.

Pas përfundimit të blerjes së produktit (-eve) në rrugë elektronike, Amalthea Shtepi Botuese i konfirmon Klientit menjëherë marrjen e porosisë. Përveç kësaj, Klienti do të marrë një mesazh nëpërmjet postës elektronike të tij, i cili konfirmon blerjen në rrugë elektronike dhe përmban informacionin mbi produktin, sasinë, çmimin dhe numrin e porosisë.

Kostot e transportit

Transporti për në adresën tuaj në Kosovë është falas, në shtete ballkanike 3 euro, ndersa në Evropë është 15 euro, per blerje prej më pak se 75 Euro, por transporti është falas për blerjet mbi 75 Euro.

Mënyrat e Kryerjes së Pagesës
Klienti mund të kryejë pagesën me:
1. Pagesë me para në dorë kur merr porosinë.
2. Pagesë përmes llogarisë bankare të Amalthea Shtepi Botuese

Dorëzimi i Produkteve
Në rast mungese apo vonese, Ju do të njoftoheni nga Amalthea Shtepi Botuese për shtyrjen e afatit të dorëzimit. Klienti është i lirë të zgjedhë nëse dëshiron ta pranojë apo anullojë porosinë. Dorëzimi i produkteve mund të kryhet vetëm në territorin e Republikës së Kosovës.

Gjatë kontrollit të produkteve të dorëzuara, nëse Klienti vëren se ambalazhi ose paketimi i produkteve është i dëmtuar, produktet mungojnë ose janë të dëmtuara, Klienti duhet të përshkruajë të gjitha vërejtjet me shkrim në aktin e marrjes në dorëzim, dhe të marrë nënshkrimin e transportuesit, dhe do të ruajë një kopje të dokumentit. Këto vërejtje duhet të jenë të qarta (përcaktim i dëmtimeve) në mënyrë që të merren parasysh nga Amalthea Shtepi Botuese për zëvendësimin e produktit.

Në rast se Amalthea Shtepi Botuese apo transportuesi i tij gjendet në pamundësi për të dorëzuar produktet për faj të Klientit, si për shembull mosrespektim i orarit të caktuar për dorëzimin e produkteve, moskomunikimi i kushteve të veçanta të aksesit, Klienti humbet të drejtën e rimbursimit të kostove të dërgimit. Kostot e kthimit të produktit do të zbriten gjithashtu nga rimbursimi i çmimit të produktit. Nëse Klienti dëshiron një dërgesë tjetër, ai detyrohet të paguajë përsëri paraprakisht kostot e dërgimit.

Kthimi i Produkteve.

  • Nuk është i mundur ndërrimi i produkteve të dëmtuara dhe të përdorura.
  • Nuk mund të bëhet ndërrimi i produkteve nëse është dëmtuar paketimi.
  • Produktet në ofertë nuk mund të ndërrohen.
  • Nuk është i mundur kthimi i parave por ndërrimi i produkteve me produkte të tjera.
  • Për arsye higjenike, veshjet nuk mund të ndërrohen.
  • Në rastet kur produktet dëmtohen nga klienti ose thyhen do të paguhen nga klienti.

Privatësia. Të drejtat e autorit

Mbrojtja e privatësisë dhe të dhënave personale janë çështje të një rëndësie të veçantë dhe Amalthea Shtepi Botuese është i përkushtuar të zbatojë rigorozisht të gjithë kuadrin ligjor në mbrojtje dhe respektim të tyre, veçanërisht Ligjin NR 06/L-082, datë 25.02.2019 “Për Mbrojtjen e të Dhënave Personale” si dhe aktet nënligjore përkatëse.

Duke përdorur faqen tonë të internetit ju pranoni plotësisht këto terma dhe kushte përdorimi. Në rast se nuk pajtoheni me ndonjë rregull ose kusht, atëherë ju nuk duhet ta përdorni këtë faqe interneti.

Ne zotërojmë të drejtat mbi pronën intelektuale të faqeve të këtij website dhe të gjitha dokumentave të disponueshme në të. Marrja e informacionit, të dhënave, imazheve, riprodhimi dhe/ose ripublikimi i tyre është e ndaluar. Përdorimi i tyre është i mundur vetëm për qëllime jo-komerciale.

Shërbimi i Klientit
Nëse keni pyetje, ankesa ose vërejtje rreth këtyre Kushteve të Përgjithshme ose blerjes tuaj në rrugë elektronike në faqen e internetit të Amalthea Shtepi Botuese www.amalthea-ks.com, ju lutemi të na kontaktoni në adresën e e-mail: info@amalthea-ks.com dhe në numrin e telefonit të shërbimit +38348117522.

REGISTER

Të dhënat tuaja personale do të përdoren për të përpunuar porosinë tuaj, për të mbështetur përvojën tuaj në këtë faqe interneti dhe për qëllime të tjera të përshkruara në faqen tonë.