Kujdes me kë Shoqëroheni!

15,00 

Ky libër paraqet 100 profile të njerëzve toksikë që mund të dëmtojnë jetën tonë – duke manipuluar, duke konsumuar energjinë, duke mbjellë pasiguri apo duke dashur në mënyrë të kushtëzuar. Qëllimi është të ndihmojë lexuesin të njohë këto tipare, të vendosë kufij dhe të dallojë marrëdhëniet e shëndetshme nga ato që e rrënojnë. Nuk është një libër për të gjykuar të tjerët, por një udhërrëfyes për mbrojtje personale dhe për të bërë zgjedhje më të kujdesshme në shoqëri.

Kategori: Markë:
Autori: Ekrem Kryeziu

Brenda çdo njeriu që njihni fshihet një njeri që nuk e njihni!

Jo të gjithë njerëzit që na rrethojnë janë të mirë për ne, as për shëndetin tonë mendor, emocional apo zhvillimin personal. Ky libër synon t’ju ndihmojë t’i identifikoni 100 lloje njerëzish toksikë që, në mënyra të ndryshme, mund ta dëmtojnë jetën tuaj: ata që manipulojnë, e konsumojnë energjinë tuaj, mbjellin pasiguri ose thjesht nuk dinë të duan pa kushte.

Duke i njohur këto profile dhe sjellje, do të mësoni si të vendosni kufij, si t’i dalloni marrëdhëniet e shëndetshme nga ato që ju rrënojnë, dhe si të zgjidhni më me kujdes me kë ta ndani kohën, besimin dhe jetën tuaj. Koha që qëndroni me të tjerët, nuk është thjesht shoqëri!

Ky nuk është një libër për t’i gjykuar të tjerët, është një udhërrëfyes për t’u mbrojtur vetë.

Në jetën tonë, njerëzit që zgjedhim t’i kemi pranë, ndikojnë thellësisht në rrugën tonë personale dhe emocionale. Ndërsa disa prej tyre na motivojnë, na mbështesin dhe na frymëzojnë, të tjerë mund të jenë burim stresi, keqkuptimesh dhe dhimbjesh. Libri që keni në duar synon t’ju ndihmojë t’i dalloni ata persona toksikë, ata që, pa ose me dashje, e dëmtojnë energjinë tuaj, vetëbesimin dhe mirëqenien tuaj psikologjike