QELIA 11 – SHEREMET PANTINA

7,00 

Një trup është i burgosur kur ka një mendje të burgosur. Për ta njohur zemrën dhe mendjen e një njeriu nuk duhet shikuar se çfarë ka arritur por se çfarë synon të arrijë. Pantina nuk synonte as më shumë e as më pak sesa lirinë dhe barazinë për kombin shqiptar në ish-Jugosllavi. Shqiptarët ndër dekada e shekuj asnjëherë s’kanë qenë pushtues, luftërat dhe sakrificat i kanë bërë për t’u mbrojtur nga pushtuesit. Ishin vitet e fundshtatëdhjeta dhe fillimtetëdhjeta kur shqiptarët nuk po trajtoheshin të barabartë me popujt tjerë në federatë. Mendimi ndryshe konsiderohej i dëmshëm dhe veprimi ndryshe sanksionohej dhe ndëshkohej në mënyrat më çnjerëzore, në të shumtën e rasteve, fatkeqësisht nga vetë shqiptarët.

Vend i errët pa ajrim, pa kushte elementare për mbijetesë. I ndërtuar e dedikuar vetëm për rrahje e tortura. Ky numër ma kujton pjesën më të errët të jetës sime, m’i kujton çastet më të trishta ku jeta dhe vdekja ishin shumë pranë njëra-tjetrës. Momente ku vdekja më dukej më e ëmbël sesa jeta. Momente ku secilit më parë do t’ia kisha dëshiruar vdekjen sesa atë gjendje. Shpesh e kam menduar edhe vdekjen si shpëtim. Por një zë nga brenda më thoshte se dorëzimi nuk është asnjëherë opsion. Trimëria nuk është mungesë frike, por guximi për ta mundur frikën. Dhe unë po e mundja frikën, po triumfoja mbi ankthin. Çdo torturë, çdo rrahje në vend se të më rrëzonin, më jepnin një atom më shumë fuqi.

Mua veçanërisht kanë bërë përpjekje e plane për të më shkatërruar e eliminuar fizikisht, siç kanë bërë me shumë të burgosur tjerë, ku në rrethana misterioze i vrisnin. Më pas vdekjet e tyre i paraqitnin ca si vdekje natyrale, vdekje nga sulmi në zemër apo në tru, vetëvrasje (vetëvarje apo kërcim nga dritaret e kateve të larta) etj. Presionet dhe torturat që m’i bënin, nuk mund t’i imagjinojë mendja e shëndoshë e njeriut.

Category:
Author: Ekrem Kryeziu

Reviews

There are no reviews yet.

Be the first to review “QELIA 11 – SHEREMET PANTINA”

Your email address will not be published. Required fields are marked *